Rreth nesh

Themelimi Fondacionit:

"Fondacioni Mirënjohja" është themeluar me Vendim Gjykate te Rrethit Gjyqesor Tirane me nr 298 date: 02/03/2009.

Forma e organizimit:

"Fondacioni Mirënjohja" do të jetë një fondacion jofitimprurës, pa anëtarësi në formën e fondacionit, duke e bazuar veprimtarinë e tij në pranimin, respektimin, mbrojtjes dhe zbatimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të parashikuara në kushtetutë, ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuara me ligj.

Qëllimi dhe objekti i veprimtarisë:

"Fondacioni Mirënjohja" është një organizatë e cila zhvillon veprimtarinë e saj në mënyrë të pavarur, dhe pa u diktuar nga shteti, ajo ushtron veprimtarinë jo fitimprurëse, pa anëtarësi, ajo do të ndjekë veprimtari të dobishme sociale, edukative, kulturore, fetare e bamirësie.

Mësoni më shumë rreth projekteve tona»